Shqip / English

Prizreni gati për festën e madhe

Kampionati i Kosovës në automobilizëm do të vazhdojë në këtë fundjavë, me garën e cila do të zhvillohet në Prizren. Është kjo gara e dytë rrethore (pas asaj në Ferizaj), ndërsa e katërta në përgjithësi.

Në Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe në Auto Klubin Prizreni D&G janë mobilizuar që kjo garë të shndërrohet në një festë, të cilën do ta ndjejnë jo vetëm prizrenasit, por të gjithë dashamirët e këtij sporti në Kosovë.

Ashtu sikur edhe në tri garat e para, edhe kësaj radhe pritet rivalitet i madh, ndërsa garuesit do t’i kenë të gjitha mundësitë për ta shprehur pasionin, teknikën dhe guximin në atraksionet me makinat e tyre.

Përgatitja e shtegut dhe pjesa tjetër teknike e punës për mbarëvajtjen e garës është në vlugun më të madh, derisa adrenalina e garuesve ka filluar të vërehet qysh tash.

Përveç kënaqësisë që do të ofrojë gara në shteg, prizrenasit kanë paralajmëruar edhe aktivitete tjera argëtuese për rreth tij, ndërsa numri i madh i të pranishmëve që pritet të jenë në këtë fundjavë në prizren do ta kenë rastin t’i shijojnë edhe qoftet e qebatores “Te Syla”.

Të dielën shtypeni gasin, të gjithë në Prizren...

Template Design Ext-joom.com