Shqip / English

Garë atraktive në Shalë 4-5Korrik 2015

   

Pas dy garave rrethore, në Prizren e Gjakovë (më parë është zhvilluar edhe gara në Ferizaj), Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me garat e disiplinës malore. Në këtë fundjavë garuesit tanë do ta sprovojnë veten në Shalë të Bajgorës, shteg i cili vlerësohet ndër më të mirët në vendin tonë.

Kjo është gara e tretë malore për këtë vit, pas atyre që u zhvilluan në Prevallë dhe Grashticë. Paraprakisht, Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe Ministrinë e Infrastrukturës janë përkujdesur që shtegu të jetë në gjendje sa më të mirë, me ç’rast është intervenuar në sanimin e gropave dhe vendosjen e rrethojave në vendet ku parashihet rrezik për garuesit.

Garat malore për shumicën e dashamirëve të automobilizmit vlerësohen si më atraktive, prandaj Shala do të jetë një rast i mirë për adhuruesit e shpejtësisë që të kalojnë një ditë, në të cilën adrenalina e garuesve sigurisht do të jetë në nivel shumë të lartë.

                            

Template Design Ext-joom.com