Shqip / English

Edhe Brezovica e dha provimin

 

             

 

 

 

Gara e katërt malore e Kampionatit të Kosovës në automobilizëm, e zhvilluar të dielën në Brezovicë ka kaluar në mënyrën më të mire të mundshme.

Garuesit me shumë sukses e përballuan shtegun prej 7.7 kilometrash (më i gjati në Kampionatin e Kosovës) si dhe temperature shumë të lartë që mbretëroi gjatë tërë ditës.

Përparim Dushi i Prishtina RT me veturën e tij Honda Civic ishte më I miri në këtë garë me kohën 4:46.982 minuta. Dushi megjithëse garon në kategorinë e dytë e pati kohën më të mire të shtegut, ndërsa fitoret në kategorinë përkatëse tashmë janë shndërruar nërutinë.

“I tërë ky sukses është rezultat i investimeve të mëdha që I kam bërë në veturë. Auto Servis ‘Vali’ dhe Ernest Gjinovci po ashtu kanë merita të mëdha për rezultatet që po i arrij, për të cilat sigurisht që duhet edhe punë, guxim dhe përqendrim I madh”, është shprehur Dushi.

Kategoria e pare sërish u ka takuar garuesve nga Auto Klubi Prizreni D&G. Bekim Kovaçi, Kreshnik Mariqi dhe Afrim Sipahi dolën më të suksesshmit këtë kategori.

Prizrenasit (Alban Berisha e Erdin Gashi) I rrëmbyen dy pozitat e para në kategorinë e dytë, ndërsa pas tyre u rendit Besnik Çitaku.

Në kategorinë më atraktive, atë të pestën, kësaj radhe triumfoi Gentian Kullai DDA-së (Auto Klub nga Shqipëria), derisa pas tij u renditën Liridon Kalenderi e

Naim Dashaj.

Bardhyl Canolli doli i pari në kategorinë e gjashtë, duke lënë pas vetes Xhemshit Hasanin e Faton Ramën.

Në plasmanin e përgjithshëm kohën më të mirë e pati PërparimDushi (4:46.982), I dyti ishte Arbnor Musliu (4:49.413), ndërsa një vend në podium e siguroi edhe Bardhyl Canolli me kohën 4:51.629.

Në konkurrencën e parë, pozita e pare i takoi Prizrenit D&G, e dyta u rendit Prishtina RT, ndërsa e treat Prishtina RCP.

Template Design Ext-joom.com