Shqip / English

Në Zym zhvillohet gara e radhës në automobilizëm

Në Zym zhvillohet gara e radhës në automobilizëm 3-4Tetor 2015

 Federata e Auto Sportit e Kosovës dhe AK Prizreni D&G i kanë bërë të gjitha  përgatitjet me synimin që edhe kjo garë të kalojë në mënyrën më të mirë të  mundshme.

 Kampionati i Kosovës në automobilizëm ka hyrë në fazën përfundimtare.Pas  pjesëmarrjes në Buzet, garuesit tanë do t’u kthehen shtigjeve vendore. Në  këtë fundjavë, në Zym, do të zhvillohet gara e radhës (e shtata) në diciplinën  malore, që njëherësh është e parafundit në këtë diciplinë, ndërsa do të  zhvillohet edhe një garë në Grashticë.

Për këtë fundjavë, vëmendja është  përqendruar në kategorinë e pestë, ku  Liridon Kalenderi dhe i AK Prizreni  D&G dhe Valdet Krasniqi i Prishtina PRT  janë duke zhvilluar “betejë të  ashpër” për pozitën e parë në renditjen  përfundimtare të këtij kampionati.  Gjithsesi që rivalitet pritet edhe në  kategoritë tjera, por që deri diku është më  e lehtë të parashikohen fituesit.  

Gara zhvillohet në aksin rrugor për në fshatin  Zym, ndërsa gjatësia e shtegut  është 3.000 metra.

Si zakonisht në garat malore, të shtunën në program  është stërvitja, derisa të  dielën me fillim në orën 12:00 nis gara zyrtare. Federata e Auto Sportit e  Kosovës dhe AK Prizreni D&G i kanë bërë të gjitha përgatitjet me synimin që  edhe kjo garë të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Aktiviteti i radhës i FASK-ut do të jetë spektakli që pritet të ndodhë në kryeqytet, në Rrugën B, më 18 tetor.

Template Design Ext-joom.com