Shqip / English

Perfundon me sukses gara Zym 2015

         

Valdet Krasniqi është fituesi i garës së shtatë malore në automobilizëm për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës.

Në garën që u zhvillua në Zym, Krasniqi i Prishtina PRT triumfoi me  kohën 3:25.750 minuta, duke arritur në cak për 5.525 sekonda para  rivalit të tij kryesor, Liridon Kalenderit të AK Prizreni D&G.

 “Jam i kënaqur me rezultatin e arritur, jo pse jam renditur në  pozitën e parë, por për faktin se qëllimi im në këtë kampionat ka  qenë që në çdo shteg të përmirësojmë kohën që e kemi arritur më parë dhe këtë synim e kemi realizuar. Përveç kësaj, ne duhet të përqendrohemi maksimalisht dhe të përgatitemi për gara ndërkombëtare, pjesë e të cilave do të jemi që nga viti i ardhshëm. Para pak ditësh ishim në Buzet, ku arritëm rezultate mjaft të mira, me çka dëshmuam se e meritojmë të garojmë të barabartë me automobilistët e vendeve tjera”, është shprehur Krasniqi.

Rezultat mjaft të mirë në kategorinë e pestë (pozita e tretë) ka pasur edhe Naim Dashaj i Prishtina PRT, për të cilin duhet theksuar se për çdo garë (pothuaj në çdo dy javë) udhëton nga Stokholmi i Suedisë vetëm për të marrë pjesë në gara.

Në kategoritë tjera rezultatet kanë qenë kryesisht të pritura, pasi Bekim Kovaçi, Alban Berisha, Përparim Dushi, Arbnor Musliu dhe Bardhyl Canolli i kanë shënuar fitoret e radhës.

Gara e fundit në disiplinën malore do të zhvillohet në Grashticë, ndërsa para saj, më 18 tetor, në Prishtinë (në Rrugën B) në program është gara e disiplinës rrethore.

 

Template Design Ext-joom.com