Shqip / English

Shpallet Kampionati i Pare ne Kosove per Karting

Dje eshte mbajtur mbledhja e radhes se Bordit te Federates se Auto Sportit te Kosoves, ku me shumicë votash eshte shpallur Kampionati i Pare ne Kosove per Karting. Ne kete kampionat do te mbahen se paku 5 gara ne menyre qe te poentohen dhe te shpallen fituesit e kampionatit. Federat e Autosportit te Kosoves ka perpiluar edhe kalendarin e garave. Kampionati do te mbahet ne qytete te ndryshme te Kosoves si:Mitrovice, Peje, Prishtine etj.

Te gjitha Klubet jane duke u pergatitur maksimalisht per garen te cilen do ta organizojnë vetë.

Kampionati i Kartingut do te sherbeje si nje shtyese e madhe per formimin dhe profesionalizmin e garuesve te rinj qe aspirojne te jene pjese e Autosportit. Si fillim interesimi i garuesve per kete kampionat te saposhaplluar eshte relativish i larte. Dhe pritet te kete jo vetem sukses si organizim por te kete edhe mbeshtetjen e publikut qe asnjehere nuk zhgenjen ne te tilla evente sportive.

Gara e pare do te zhvillohet ne Mitrovice nga Ak Trepca me date 03 Maj 2015. Eventi do te organizohet nga secili autoklub dhe ne fund te 5 garave te parapara ne kete kalendar do te shpallen fituesit e kampionatit. Me tej do te vijoje ne Peje me 17 Maj, gara e trete do te organizohet ne Mitrovice me date 31 Maj, me 14 Qershor do te organizohet ne Prishtine, ndersa 12 Korrik do te permbyllet ne kryeqytet. Kartingu eshte nje degezim i autosportit qe sjell emocione dhe sherben si nje autoshkolle per tu mesuar me makina te shpejta ne pista te dedikuara per keto lloje makinash. Federata e Autosporteve per vitin 2015 do te ofroje nje sere aktivitetesh shume interesante, plot adrenaline dhe emocion. Rrini gati,shtypni pedalin e gasit dhe ndiqni nga afer te gjitha eventet te autosportit per 2015. ≠DokuTeVeni.

Nr Data AutoKlubi Qyteti
1 03 Maj,2015 Trepca Mitrovice
2 17 Maj, 2015 Peja Peje
3 31 Maj,2015 Drini Prizren
4 14 Qershor,2015 Nuk eshte percaktuar Prishtine
5 28 Qershor,2015 Trepca Mitrovice
6 12 Korrik,2015 Nuk eshte percaktuar Nuk eshte percaktuar

 

Template Design Ext-joom.com