Shqip / English

Prizreni 2015

Pas fitoreve në Prevallë dhe Grashticë, anëtari i Auto Klubit Prishtina RT, Valdet Krasniqi ka triumfuar edhe në garën e së dielës, e cila u zhvillua në Prizren. Ai me Lancian e tij shtegun e kaloi për kohën 2.14.599 minuta, duke u renditur i pari në kategorinë më atraktive (të pestën) dhe njëkohësisht duke shënuar kohën më të mirë të shtegut. 
Edhe dy pozitat që siguruan një vend në podium nga kjo kategori u takuan garuesve nga i njëjti klub. Flamur Ismaili u rendit në pozitën e dytë, ndërsa Naim Dashaj e pati kohën e tretë më të mirë.
Ndërkaq, Valdet Krasniqi ishte më i miri edhe në plasmanin e përgjithshëm, derisa pas tij u renditën Liridon Kalenderi dhe Përparim Dushi.
Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prishtina RT, para Priznrenit D&G dhe Gjakovës 137.
Kampionati i Kosovës vazhdon pas dy javësh me garën që do të zhvillohet në Gjakovë

.be 

Template Design Ext-joom.com