Shqip / English

FASK ne bashkepunim me HAKS TRAJNIM PER MARSHALLET

FASK organizon trajnim për marshallët e garave.

Federata e Autosportit e Kosovës është duke punuar me shumë përkushtim, jo vetëm në organizimin e garave, por edhe në përgatitjen sa më të mirë të stafit të saj, në mënyrë që në vazhdim të kampionatit të ngritet edhe cilësia e organizimit.
Në këtë vazhdë, FASK-u ka planifikuar që me 27 Qershor do të mbajë një trajnim për marshallët e garës, por edhe për stafin tjetër që ka të bëjë me mbarëvajtjen e kampionatit. Për këtë arsye, në Prishtinë do të arrijë një delegacion prej 4 anëtarësh nga Federata e Auto Sportit e Kroacisë, duke vazhduar në këtë mënyrë bashkëpunimi shumë i mirë ndërmjet dy federatave përkatëse.
Me 14 Qershor një ekspeditë nga FASK-ja ishte në Zagreb dhe atje pati përvojë shumë pozitive, derisa ardhja e delegacionit kroat, që tashmë është konfirmuar, shënon një hap tjetër në vazhdën e bashkëpunimit.

Template Design Ext-joom.com