Shqip / English

Një ekspeditë nga FASK-ja niset për në Zagreb

Shtatë garues, pastaj kryetari Ismet Rexhepi, anëtarë të Bordit të Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe personel nga stafi për kontrollimin teknik të automjeteve do të udhëtojnë të premten 12.06.2015 për në Zagreb. Federata e Auto Sportit të Kroacisë, konkretisht Zrinko Gregurek (president i FIA CEZ) i ka bërë ftesë FASK-së që me disa garues të marrë pjesë në garën e së dielës, e cila do të zhvillohet në Zagreb. Ismail Smoni (kategoria e parë), Burim Asllani (kategoria e dytë), Përparim Dushi (kategoria e tretë), Besfort Bunjaku (kategoria e katërt), Valdet Krasniqi e Naim Dashaj (kategoria e pestë) dhe Bardhyl Canolli e Liridon Kalenderi (kategoria e gjashtë) do ta sprovojnë veten me homologët e tyre kroatë.


Kryetari i FASK-së, Ismet Rexhepi e ka bërë maksimumin që gjithçka të realizohet me sukses, edhe pse koha për kompletimin e dokumentacionit, sigurimin e fondeve dhe mjeteve transportuese ishte mjaft e shkurtë.
Shkuarja në Zagreb dhe pjesëmarrja në këtë garë do të jetë shumë e mirëseardhur qoftë për garuesit, të cilët do ta kenë mundësinë të krahasojnë nivelin e tyre me atë të garuesve kroatë, qoftë për zyrtarët e FASK-së, të cilët do të fitojnë përvoja të reja në organizimin e garave

Template Design Ext-joom.com