Shqip / English

Llovçeni, aventura e radhës për automobilistët tanë 11-12 Korrik 2015

Agjenda e automobilistëve tanë gjatë kësaj vere ka qenë mjaft e ngjeshur. Përveç angazhimit në kampionatin vendor dhe pjesëmarrjes në garën që u zhvillua ditë më parë në Zagreb, në këtë fundjavë, ata sërish do ta sprovojnë veten me garues të një vendi tjetër. Në adresë të Federatës së Automobilizmit të Kosovës ka ardhur një ftesë nga Mali i Zi, për garën që do të mbahet në Llovçen.

Kryetari i FASK-së, Ismet Rexhepi, vlerëson se paraqitja e garuesve tanë në këtë garë do të jetë e rëndësisë së shumëfishtë. “Eshtë e qartë se shkuarja në këtë garë e ka edhe koston e saj, por garuesit tanë dhe ne si Federatë kemi nevojë për përvoja të reja, prandaj besoj se ky udhëtim do ta ketë efektin e tij pozitiv. Garuesit do ta shohin nivelin e tyre edhe në krahasim me automobilistët e vendeve tjera, pjesëtarët e skuadrës do të fitojnë një përvojë më tepër për organizimin e garës, derisa, ne zyrtarët e FASK-së do të tregojmë se jemi të hapur për bashkëpunim me federatat e vendeve tjera”, është shprehur Rexhepi. 
Besart Pruthi me Honda CRX (kategoria e tretë) e Besfort Hana me Opel Corsa (kategoria e gjashtë) nga Gjakova 137, Arbër Rexhepi me Golf 3GTI e Besfort Bunjaku me Renault Clio (të dy në kategorinë e katërt) nga Ferizaj.
Bekim Kovaçi e Afrim Spahi nga Prizreni D&G (me Yugo) do garojnë në kategorinë e parë, ndërsa Bardhyl Canoli Prishtina PRT me BMW do të paraqitet në kategorinë e gjashtë.
Në delegacionin tonë do të jenë edhe kryetari i FASK-së Ismet Rexhepi, nënkryetari Agron Dida, sekretari Valdrin Rexhepi dhe pjesëtarët e skuadrës Visar Gjikolli, Ymer Mariqi e Diamand Kryeziu.

‪#‎Race‬ ‪#‎LOVCENCETINJE‬ ‪#‎BestRacers‬ ‪#‎HillClimb‬‪#‎ShkojshinEThojshinFASKNukBen‬

Template Design Ext-joom.com