Shqip / English

Garë e madhe këtë vikend në Brezovicë

 

 

 

Brezovica 2015!

 

Është kjo gara e katërt e kësaj disipline, ndërsa e shtata në përgjithësi.

Shtegu atraktiv dhe më i gjati në garat në Kosovë (7.7 km), fakti që garat malore janë shumë tërheqëse për dashamirët e auto sportit si dhe duke marrë parasysh përfundimin e muajit të Ramazanit, me të drejtë pritet që Brezovica të jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj fundjave.

Disa garues munguan në Shalë të Bajgorës dhe në Gjakovë, qoftë për shkak të Ramazanit apo për arsye se kishin defekte në makinat e tyre, ndërsa pritet që ata t’i bashkohen “çetës” automobilistike në mënyrë që kjo garë t’i arsyetojë pritjet e mëdha

 

Template Design Ext-joom.com