Shqip / English

Rreth nesh

                                       

Federata e Autosporteve të Kosovës,është themeluar në vitin 1999 dhe prej këtij viti ka qenë organizatori i parë i garave automobilistike në Kosovë, së bashku më autoklubet. FASK ka funksionuar si organizatë në vitet e vështira të Kosovës dhe ka arritur të mbijetoje e të mbajë gjallë  sportin e automobilzmit. Ka qenë pasioni për këtë sport, dëshira për të përparuar si dhe vullneti për të bërë më të mirën që e ka sjelle sportin e automobilizmit deri në ditët e sotme. Prej dy vjetësh në kampionatin e  automobilizimit të Kosovës, janë bërë ndryshime rrënjësore në organizimin e garave dhe objektivave të Federatës së Autosporteve. Janë organizuar  gara profesionale në të gjitha shtegjet më atraktive të  Kosovës si dhe janë bërë trajnime për rritjen e sigurisë në garat automobilistike. Por, prioritet i FASK ka qenë dhe është edhe ndërkombëtarizimi në Federation International de l’Automobile. Për këtë të fundit janë marrë hapa konkret, dhe për vitin 2015 ka një axhendë të organizuar mirë për ta arritur këtë objektiv. Lidhur me këtë çështje vlen të theksohet se në garën e fundit të kampionatit  të  Automobilizimit 2014 Prishtina Sllalom me dt.19.10.2014, gara u mbikqyr nga 4 Delegatë të FIA-s, të cilët dhanë përshtypjet e tyre më të mira për këtë organizim. Aktualisht janë të regjistruar 12 autoklube, ndërsa pjesëmarrja mesatare e garuesve në një garë të kampionatit është rreth 40vozitës. Çdo vit e më shumë dashamirësit e automobilizmit po shtohen, ku të pranishëm në një garë janë mbi 4500 shikues. Ky sport është atraktiv për të gjitha grupmoshat, për këtë arsye Federata e Autosporteve së bashku me të gjitha autoklubet dhe garuesit kanë vullnet të investojnë në këtë sport krahas mbështetjes që japin edhe institucionet e tjera sportive për një ardhme më të mirë për rinjtë që aspirojnë të jenë pjesë e autosportit.  

 

Template Design Ext-joom.com

Bashkëpunëtorët