Në prag të fillimit të kampionatit të sivjetmë të auto sportit në Kosovë, klubet dhe garuesit janë duke i bërë përgatitjet e fundit, me aq sa kanë mundësi.
Kampionati i sivjetmë do të karakterizohet edhe me disa vetura që nuk ishin në vitin e kaluar.
Një ndër to është edhe vetura Subaru Impreza STI, me të cilën Neron Shala do të garojë si anëtar i AK Ferizaj. Ai jeton në Belgjikë, por sivjet ka vendosur të marrë pjesë në Kampionatin e Kosovës.
Në kalendarin e FASK-ut, kampionati i sivjetmë është paraparë të fillojë me 29 prill, me garën e auto sllallomit në Gjilan, ndërsa gara e parë në disiplinën malore do të mbahet me 17-18 qershor në Kullë.