AK Peja Visari e dha provimin me sukses – 28.06.2022
Organizimi i një gare në automobilizëm është sfidë mjaft serioze, aq më tepër kur bëhet fjalë për garë të karakterit ndërkombëtar.
E tillë ishte “Kulla 2022”, e cila u mbajt në fundjavën që shkoi.
Organizatori, Auto Klubi Peja Visari me gjithë kapacitetet njerëzore e teknike ishte në dispozion të plotë të garës. Zyrtarët e klubit, por edhe vullnetarët, në çdo moment ishin të gatshëm të kontribuojnë për gjithçka që kishin mundësi t’u ndihmojnë pjesëmarrësve në garë.
Natyrisht që klubi e pati edhe ndihmën e FASK-ut dhe institucioneve tjera dhe si rezultat i bashkëpunimit, vlerësimi i përgjithshëm ishte se gara u organizua mjaft mirë.

