AK Vjosa me sukses e organizoi garën Off Road

Auto Klubi Vjosa në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës, më datën, 13 të këtij muaji e kanë mbajtur garën Off Road.

Në garë morën pjesë 47 garues, në dy kategori, deri në 2800 ccm dhe mbi 2800 cm, disa prej të cilëve nuk e përfunduan garën .

Interesimi i pjesëmarrësve, por edhe i dashamirëve të kësaj disipline ishte i kënaqshëm.