Angazhim i madh, rezultat i kënaqshëm “Kulla 2022”

Që nga e premtja e deri të dielën pasdite, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) me tërë potencialin e saj është angazhuar në organizimin e garës “Kulla 2022”, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës dhe Kampionatin e FIA CEZ.

Drejtori i Garës Agron Dida, delegati Menduh Daka, sekretari i FASK-ut Valton Tytynxhiu, sekretari i garës Arben Ruva, Komisioni Teknik në përbërje Gazmend Gashi, Bekim Kovaçi, Komisioni Sportiv në përbërje: Artan Hajredinaj, Bujar Hyseni e Blerim Gashi, zyrtari për siguri Gazmend Jonuzi, veterani Muhamed Morina (në pikën e startit), kohëmatësit Faton e Valton Tytynxhiu, zyrtari për publikimin online të rezultateve Agon Kovaçi, pastaj Visar Gjikolli, marshalët, kujdestarët, zyrtarët dhe vullnetarët e Auto Klubit Peja Visari, Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë, Brigada e Zjarrfikësve në Pejë, përfaqësues të klubeve e të tjerë, secili në mënyrën dhe mundësitë e tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në mënyrë që “Kulla 2022” të organizohet në nivel të kënaqshëm, për çka u vlerësua nga shumica e të pranishmëve, përfshirë edhe fituesin e garës, Laszlo Szasz.