Baran Karabeg është emër i njohur për dashamirët e kartingut në Kosovë, por i riu prishtinas synon të ketë sukses edhe në arenën ndërkombltare.
Një mundësi të tillë ai do ta ketë në Marsejë të Francës, ku prej 26-30 tetor do të mbahet gara FIA Motor Sport Games.
“Përfaqësimi i vendit në një garë ndërkombëtare është ëndërr e çdo sportisti. E di që në Marsejë do të jetë garë shumë e fortë, por unë besoj se mund të kthehem me medalje. Sigurisht që duhet të përgatitem sa më mirë që është e mundur dhe në këtë drejtim do ta jap maksimumin”, ka thënë Barani për faqen zyrtare të FASK-ut.
Të drejtën për pjesëmarrje në Marsejë, Karabeg e fitoi pasi doli i pari në garën kualifikuese që u mbajt të dielën.
Në konkurrencën e femrave, Kosovën do ta përfaqësojë Rea Gashi.