Demolli dominon në kampionatin vendor, por synon më shumë – 28.062022
I pari në Kategorinë 2 të CEZ, i pari në plasmanin gjeneral të Kampionatit të Kosovës, i pari në Kategorinë F10 të Kampionatit të Kosovës, i treti në plasmanin e përgjithshëm të CEZ.
Ky është bilanci i Gazmend Demollit në garën e fundjavës së kaluar, Kulla 2022.
Megjithatë, Demolli ka pritur më shumë nga kjo garë. “Thjesht, nuk isha në ditën time më të mirë, e po ashtu pata edhe një problem teknik me ndërruesin e shpejtësive. Sidoqoftë, Kulla është garë e veçantë dhe këtu nuk ka vend për zhgënjim. Gjithsesi, do të punoj shumë që në të ardhmen të arrij rezultate edhe më të mira”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të FASK-ut.

