Gazmend Demolli ka vendosur rekord të ri në shtegun e Grashticës.
Shtegun me gjatësi prej 3 kilometrave, Demolli me Radicall SR8 LM e kaloi për 01:32.724 minuta.
Pas përfundimit të garës, për faqen zyrtare të FASK-ut, tha: “Çdo fitore është e ëmbël, aq më tepër kur arrihet edhe me rekord të shtegut. Grashtica është shteg i vështirë për shkak të cilësisë jo të mirë të asfaltit. Besoj se kam mundësi të arrij kohë edhe më të mirë. Nuk arrita t’i siguroj gomat e reja, prandaj isha i detyruar të paraqitem me goma të përdorura. Gjithsesi jam i kënaqur me rekordin, ndërsa i falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur”.
Rekordin e deritashëm e kishte Liridon Kalenderi, i cili në vitin 2020 me Mitsubishi Evo 9 pati kohë prej 01:34.392 minuta.
