Gazmend Demolli ka qenë më i shpejti të shtunën, në garën e disiplinës malore “Kulla 2022”, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës dhe Kampionatin e FIA CEZ.
Shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometra, Demolli e kaloi për 03:17.293 minuta.
Në pozitën e dytë u rendit hungarezi Laszlo Szasz me kohën 03:22.241, ndërsa i treti ishte Ernest Daka, i cili në cak arriti për 03:27.957 minuta.
Rezultatet komplete mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:
25.06.2022


