Gara në Kullë gjithmonë është pritur me interesimin më të madh sa i përket disiplinës malore në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.

Kështu është edhe sivjet, aq më tepër, duke marrë parasysh se, që nga pranimi i FASK-ut në FIA, gara poentohet edhe në FIA CEZ, prandaj konkurrenca po rritet gjithnjë e më tepër.

Si në çdo garë, edhe kësaj radhe, kureshtja është nëse do të thyhet rekordi i shtegut.

Aktualisht, rekordin e mban hungarezi Laszlo Szasz, i cili në vitin e kaluar me Raynard Zytek, distancën prej 5.6 kilometrave e kaloi për 03:11.287 minuta.

Ndërsa, nga garuesit vendorë, rekordin e mban Bardhyl Canolli, i cili në vitin 2018 me Radicall SR8LM, pati kohën prej 03:11.782 minuta.

Ndryshe nga Canolli, i cili sivjet nuk do të jetë në mesin e garuesve, Szasz ka aplikuar për pjesëmarrje dhe paraqitja e tij pritet me interesim të madh.

22.06.2022