Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë sot ka filluar gara Drag Race III, e treta e kësaj disipline për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.
Të shtunën janë mbajtur garat për klasat 16, 15 dhe 14, ndërsa pjesa më interesante e garës pa dyshim që do të jetë të dielën.
Të shtunën, përveç garës zyrtare, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) në bashkëpunim me Eurogoma RT ua mundësoi mërgimtarëve tanë që ishin të pranishëm t’i testojnë veturat dhe të shohin kohën për të cilën e kaluan shtegun me gjatësi prej 402 metrave.
Kohën më të mirë e pati mërgimtari nga Zvicra, Njazi Hyseni me Nissan GTR me kohën 11.789 sekonda.
Dhjetë të parët nga organizatori u nderuan me shpërblime modeste.



