Edhe disa fjalë për Kullën

“Kulla 2022” u vlerësua pozitivisht nga zyrtarët e saj, por edhe nga garuesit dhe shikuesit.

Notë të lartë garës i ka dhënë edhe Komisioni Sportiv, në përbërje: Artan Hajredinaj (kryetar), Bujar Hyseni e Blerim Gashi (anëtarë).

Kryetari Hajredinaj ka theksuar se organizimi i garës ishte i nivelit të kënaqshëm.

“Gara në Kullë ishte e veçantë për faktin se është e karakterit ndërkombëtar, prandaj janë aplikuar edhe rregulloret e FIA-s. Gara është organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë organizativ dhe të sigurisë”, është shprehur Hajredinaj.

Komisioni Sportiv vlerëson lart kontributin e secilit që ka ndihmuar në organizimin e garës.