Në fazën përfundimtare të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm pritet të kemi edhe një fundjavë “të nxehtë”. Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, do të mbahet Drag Race IV, e fundit për këtë vit në këtë disiplinë.
Interesimi për pjesëmarrje, por edhe i dashamirëve të kësaj disipline nuk ka munguar asnjëherë dhe kështu pritet të jetë edhe kësaj radhe.
Veç garuesve nga vendi, kanë aplikuar edhe garues nga Shqipëria e vendet tjera të regjionit, por edhe nga diaspora, prandaj është e sigurt se Drag Race edhe këtë herë do të karakterizohet me vetura atraktive e garë me rivalitet të madh në shumicën e klasave.
Organizatori, Eurogoma RT, në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) është përfundim të përgatitjeve, ndërsa shpreson që edhe moti të jetë i përshtatshëm për garë.