Ekipi i kampionëve nesër niset për në Francë

Rea Gashi e Baran Karabeg (karting – sllallom), Ermira Topalli e Valon Jaha (auto sllallom) dhe Visar Gjikolli (Esports) janë ekipi që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat që do të mbahen nga 26-30 tetor në Marsejë të Francës.

Pas triumfit në garat vendore në konkurrencat përkatëse, pesë garuesit tanë do të sprovohen në një garë prestigjioze me konkurrencë shumë të fortë me garues nga vende të ndryshme të Evropës.

Është e qartë se nuk do të jetë e lehtë për të arritur rezultate kulmore, por garuesit tanë kanë premtuar maksimumin e tyre me shpresën që Kosovën ta përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.