Gjatë dy ditëve të garës në Kullë, të pranishëm ishin edhe pjesëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve të Pejës. Një ekip që duhet marrë shembull nga të gjithë, punëtorë të përkushtuar, të pajisur me mjetet më moderne, të kompletuar me kuptimin e plotë të fjalës.
Ata shprehen gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar në rast nevoje dhe nuk hezituan të asistojnë edhe gjatë dy ditëve të garës Kulla 2022, e cila u zhvillua në këtë fundjavë, por që për fat të mirë nuk patën nevojë të intervenojnë.



