FASK i ka blerë dy karting

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka blerë dy karting, me të cilat së paku deri diku do të ofrojë mundësinë që gjeneratat e reja të jenë më të kyçura në auto sport.

Veturat janë blerë në Itali dhe sipas njohësve të fushës, vlerësohen mjaft mirë.

Rëndësia e tyre do të jetë e madhe, ndërsa shfrytëzimi ka nisur që në ditën e parë pas arritjes në Kosovë.

Ato u shfrytëzuan në garën kualifikuese për pjesëmarrje në Marsejë të Francës, prej 26-30 tetor.

Rea Gashi dhe Baran Karabeg dolën të parët në konkurrencat përkatëse, ndërsa u shprehën optimistë se edhe në Marsejë do të kenë paraqitje të mirë.