FASK nderon mërgimtarët me “garë” të veçantë

Në kuadër të garës më të madhe në automobilizmin Kosovar, Drag Race III, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK), në bashkëpunim me Eurogoma RT, fton të gjithë ngasësit e veturave që vijnë nga diaspora dhe të cilët kanë dëshirë t’i testojnë veturat e tyre, që nesër, më datë 06.08.2022, pas garës së rregullt, të paraqiten në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ku do t’u mundësohet lëshimi i lirë dhe matja e kohës për veturat e tyre.

Në fund të lëshimeve të lira dhe matjes së kohës, do të zgjedhen TOP 10 më të mirët, për të cilët do të ketë edhe shpërblime.

Kriteret për pjesëmarrje:

-Vetura të jetë e regjistruar me targa ndërkombëtare

-Shoferi të jetë i pajisur me patent shofer

Përjeto adrenalinën!!

May be an image of 3 people, car and road