FASK nderon viktimat e 11 shtatorit

Para fillimit të garës “Molika 2022”, në Brezovicë, me rastin e brifingut me garues, drejtori i garës Agron Dida, zyrtarët e Federatës së Auto Sportit të Kosovës, garuesit dhe të gjithë të pranishmit, me një minutë heshtje i kanë nderuar viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001, pas sulmit terrorist që e pati goditur SHBA-në.