FASK në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Kampionatin ACI, nderohen kryetari dhe sekretari

FASK në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Kampionatin ACI, nderohen kryetari dhe sekretari

Me ftesë të Auto Klubit italian, zt. Mario Walter Oliva, zyrtarët e Federatë së Auto Sportit të Kosovës (FASK) kanë marrë pjesë në Ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Kampionatit ACI, regjioni Basilicata, Molise dhe Puglia si dhe në 30 vjetorin jubilar të realizimit të këtij eventi.

Po ashtu në të njëjtin event është promovuar edhe libri për legjendën italiane të motor sporteve Ralph De Palma.

Në ceremoninë e lartpërmendur u nderuan si mysafirë nderi edhe kryetari dhe sekretari i FASK-ut, Ismet Rexhepi e Valton Tytynxhiu.