Më 14 e 15 nëntor, në Lubjanë të Sllovenisë është mbajtur takimi i përfaqësuesve të federatave anëtare të FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit – Zona e Evropës Qendrore).
Në takim është ka marrë pjesë edhe kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK), Ismet Rexhepi, anëtari i Bordit të FASK-ut, Blerim Gashi dhe Visar Gjikolli zyrtar i FASK-ut.
Gjatë dy ditëve sa ka zgjatur takimi, është biseduar për tema të ndryshme, përfshirë rezultatet e arritura gjatë vitit 2022, talentet që janë zbuluar gjatë këtij viti, organizimi i ceremonisë për ndarjen e çmimeve për garuesit më të mirë dhe tema tjera me interes për auto sportin.
Kryetari Rexhepi bashkë me Gashin e Gjikollin kanë pasur takime me presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem dhe presidentë e zyrtarë të federatave kombëtare, me të cilët kanë biseduar për gjendjen aktuale në auto sport dhe mundësinë e bashkëpunimit reciprok