Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK), të shtunën, me 11 mars, organizon mbrëmjen për shpalljen e më të mirëve për vitin 2022. Ceremonia mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, me fillim në orën 19:00.
Viti 2022 ishte i mbushur me aktivitete nga FASK, si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, prandaj numri i atyre që do të nderohen është mjaft i madh.
Më të mirët e klasave përkatëse në disiplinën malore, sllallom, drag race, karting si dhe ata që patën rezultate më të mira në garat ndërkombëtare do të nderohen me kupa, ndërsa FASK nderon edhe shumë institucione e personalitete që gjatë vitit 2022 kontribuan në auto sportin e Kosovës.