Faton Rama i gatshëm për kampionatin e ri

Ka kaluar vetëm pak kohë që ka përfunduar kampionati i sivjetmë i Kosovës në automobilizëm, ndërsa Faton Rama është gati për kampionatin e vitit të ardhshëm.

Anëtari i AK Eurogoma RT do të paraqitet me veturë të re, por me synime të vjetra, të japë maksimumin në secilën garë dhe të arrijë rezultate sa më të mira.

Vetura është Renault Clio me motor 265 kf (4 throttle), ndërruesi i shpejtësive SADEV Sequentional 6 shpejtësi, Rollbari dhe karroseria e prodhuar nga kompania e njohur “MATER”, me frenim AP RACING, amortizimi RIGER SPECIAL për gara rrethore, ndërsa dashbordi ECU kompjuteri nga RENAULT CUP.

Me këtë veturë dhe me përvojën e përkushtimin që e ka, Fatoni sigurisht do të jetë në mesin e më të suksesshmëve në kampionatin e ri.