Alice Buckley (Australi), Chloe Chong (Britania e Madhe), Chloe Grant (Britania e Madhe) dhe Aurelia Nobels (Belgjikë) të lindura në periudhën 01.01.2006 – 31.03.2008 si dhe: Lisa Billard (Francë), Zoe Florescu Potolea (Itali), Sara Mastui (Japoni) e Mathilda Paatz (Gjermani), të lindura në periudhën 31.03.2008 – 31.12.2010, janë përzgjedhur për të ndjekur fazën vendimtare të programit në Akademinë e njohur të shoferëve të Ferrarit (FDA).
Programi “FIA Girls on Track – Rising Stars” synon të identifikojë shoferet më të mira femra 12-16 vjeç nga e gjithë bota dhe t’i ndihmojë ato të arrijnë një karrierë profesionale në sportin motorik. Në edicionin e sivjetmë, i treti me radhë, u panë 14 talente premtuese nga e gjithë bota të stërviten dhe të konkurrojnë në Circuit Paul Ricard për vetëm tetë vende në finale në Akademinë e Pilotëve të Ferrarit në nëntor.
Shfaqja e shpejtësisë në pistë ishte vetëm një element i vlerësimit të FIA Girls on Track – Rising Stars, vozitëset gjithashtu duhej të demonstronin aftësinë e tyre për t’u përshtatur, për të përparuar dhe për t’u zhvilluar si në pistë ashtu edhe jashtë saj.
Këto tetë vozitëse në rritje tani kanë disa muaj për të bërë përparim të mëtejshëm përpara finales në nëntor, ku do të përcaktohen dy fituesit e vitit 2022.

