FIA organizon shpalljen e më të mirëve, të pranishëm edhe zyrtarët e FASK-ut

Në Bolonjë të Italisë ështpë mbajtur ceremonia e shpalljes së më të mirëve në auto sport.

Eventi është mbajtur nën protektoratin e presidentit të FIA-s, Mohammed Ben Sulayem dhe është mbështetur nga Automobile Club d’Italia (ACI), Regione Emilia-Romagna, Italian Trade Agency dhe partnerët komercialës Rolex, Hankook, Brembo, Marelli, OMP dhe Bell.

Të pranishëm ishin mbi 1000 mysafirë, të cilët i kanë duartrokitur fituesit e rinj e njëkohësisht i kujtuan ata që nuk janë më në mesin tonë.

Presidenti Mohammed Ben Sulayem, ndër të tjera ka thënë: “Për mua është nder që edicioni i parë imi si president mbahet në Bolonjë, në zmerën e ‘Motor Valley’. Një qytet dhe regjion me histori të pasur në auto sport. Sot ne po i nderojmë yjet e sportit tonë dhe do të dëshiroja t’i falënderojmë të gjithë ata që na kanë përkrahur në punën tonë. Falënderim i ve]antë shkon për vullnetarët djhe marshallët, të cilët ia kushtuan kohën e tyre të ]muar auto sportit me qëllim të krijimit të sigurisë dhe suksesit në sportin tonë“.

Kulmi i mbrëmjes ishte kurorëzimi i kampionit në Formula 1, Max Verstappen, por sigurisht edhe i më të mirëve në disiplinat tjera.

Në ceremoninë e mbajtur në Bolonjë, FASK është përfaqësuar nga kryetari Ismet Rexhepi, nënkryetari Agron Dida e sekretari Valton Tytynxhiu.