Për vetëm 07.944 sekonda Skender Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave në garën Drag Race III, duke arritur shpejtësinë prej 295 kilometra në orë.
Gogi edhe më parë e mbante rekordin e kësaj piste (08.022), por paraqitja e së dielës ishte thjesht fantastike.
Diçka të tillë ai e pati paralajmëruar edhe dy ditë para garës.
“Kam thënë vazhdimisht që synimi ynë është arrijmë kohën nën 8 sekonda dhe sot e arrita qëllimin. Jam i kënaqur me rezultatin, megjithëse mund të ishte edhe më mirë”, ka thënë Potera.
Ai beson se në garat e ardhshme mund ta përmirësojë rekordin. “Nuk do të ndalemi së punuari dhe shpresoj të arrijmë deri në 07.5 sekonda”, është shprehur optimist Skender Potera.
Rivalitet i madh dhe vozitje atraktive pati edhe në klasat tjera.
Në fakt gara nuk ka përfunduar e tëra, pasi për shkak të errësirës në pistë, garuesit e Klasës 9 në Divizionin AWD nuk paten mundësi të garojnë. Me marrëveshje të të gjithëve, u vendos që në garën e tetorit, fillimisht të përfundojnë vozitjet e mbetura,e pastaj të fillojç gara e tetorit.
Divizioni FWD
Klasa14
1.Ymri Ibriqi (Golf)
2.Nehat Musliu (Opel Kadet)
Klasa 13
1.Ndriqim Rama (Golf)
2.Lulzim Popaj (Opel Corsa)
3.Bekim Kurtishi (Golf)
Klasa 12
1.Blendi Zymeri (Opel Kadet)
2. Haxhi Berisha (Opel Astra)
Klasa 11
1.Labinot Syla (Opel Corsa)
Divizioni: RWD
Klasa: 15
1.Ismajl Berjani (BMW e30 325i)
Klasa: 13
1.Mersuadin Djankovic (BMW)
2.Arben Hoxhaj (BMW)
3.Rifat Islami (Mercedes)
Klasa: 12
1.Remzi Halimi (Toyota Supra)
Klasa:11
1.Qëndrim Alidema (BMW M4 Competition)
Divizioni: AWD
Klasa: 13
1.Florim Raqi (Jeep)
2.Arbi Berisha (Range Rover)
Klasa: 12
1.Ditmir Aliu (Mercedes)
2.Valdrin Krasniqi (BMW)
Klasa: 11
1.Pajazit Rama (Golf )
2.Valentin Beqiri (Porsche)
3.Njazi Hyseni (Nissan GTR)
Klasa: 10
1.Arben Ademi (Porsche)
2.Lavdat Vllahiu (Audi A3)
