Të dielën do të mbahet gara në disiplinën karting-sllallomit, e organizuar nga Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK).
Në garën, e cila mbahet të dielën te Salla e Panaireve dhe është e karakterit të veçantë. Kjo për faktin se aty mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit (meshkuj dhe femra) të moshës 14-16 vjeç (fëmijët e lindur në vitet 2006, 2007 dhe 2008).
Fituesit në konkurrencat përkatëse (një vajzë dhe një djalë) do të përfaqësojnë Kosovën në FIA Motor Sport Games që do të mbahet nga 26-30.10.2022 në Marsejë të Francës.
Paraqitja në garë bëhet nga ora 11:00-11:30, ndërsa pas kontrollimit teknik, verifikimit të dokumentacionit, takimit me garues, mekanikë e prindër, vozitjes së lirë, vozitjes provuese zyrtare e takimit të Komisionit Sportiv, starti i vozitjes së parë është paraparë për orën 13:20.
Federata e Auto Sportit e Kosovës, i fton të gjithë entuziastët e kësaj moshe, përfshirë të dyja gjinitë, të marrin pjesë në garë, ndërsa fituesit i uron paraqitje sa më të mirë dhe prezantim të denjë të Kosovës në Marsejë.