Genc Macula fitoi edhe garën e dytë

Genc Macula ka fituar edhe në garën e dytë në kampionatin e garave të Digjital E-Sport të organizuara nga FASK, e cila u mbajt në qendrën e simulatorëve të klubit te Motorsportit Digjital të Kosovës, në shtegun e Zolder.

Kohën më të mire të kualifikimeve e arritën Genc Macula, Drilon Ahmetaj dhe Erion Haliti.

Befasi e kësaj gare ishin edhe dy mysafirë italianë, z. Schillaci dhe z. Asellio të cilët treguan një performanceë solide gjatë gjjthë garës.

Starti i garave në disiplinën GT3 karakterizohet me start fluturues (rolling start) ku Genc Macula dominoi garën qysh nga gjiroja e parë, i përcjellë nga Drilon Ahmetaj dhe Erion Haliti, ndërsa i katërti ishte veterani i këtij sporti Visar Gjikolli, i cili pas një frenimi të vonshëm doli nga shtegu dhe për shkak të dëmtimit të veturës nuk ishte në gjendje të vazhojë garën.

Gara që zgjatë plot 60 minuta ishte intensive dhe gogja kërkuese për gjithë garuesit, e cila përpos që kërkon përqendrim maksimal gjithashtu kërkon një përgatitje fizike dhe psiçike.

Dy pretendentët kryesorë të këtij kampionati, Genc Macula dhe Drilon Ahmetaj kryesuan gjatë pjesës më të madhe të garës. Drilon Ahmetaj pas një incidenti me Jeton Pllanën humbi vendin e dytë, të cilin rast e shfrytëzoi Erion Haliti duke e mbajtur vendin e dytë deri në dy gjiro para fundit, ku për shkak të penalizimeve u detyra të shërbejë dënimin në pitstop prej 30 sekondash.

Ky penalizim dhe humbje e kohës i shërbeu Petrit Dumnicës të kalonte Halitin dhe të përfundojë garën e dyti, i përcjellë nga Haliti në vendin e tretë, Tytynxhiu në vendin e katërt dhe dy italianët Schillaci i 5-ti dhe Asellio i 6-ti, ndërsa i fundit garën e kreu Pllana pas shumë telasheve që kishte me makinën e tij.

Pa përfunduar garën mbetën Visar Gjikolli, Labinot Kelmendi dhe Drilon Ahmetaj.

Gara e radhës pritet të mbahet pas tri javësh në shtegun e Barcelonës, sipas kalendarit të shpallur.