Ka nisur Kampionati i Kosovës edhe në disiplinën E-Sports, fitues i së cilës është Genc Macula.
Gara u zhvillua në shtegun “Paul Ricard”, me të cilën FASK me sukses e ka nisur edhe këtë disiplinë.
“Kam pasur shumë emocione, e kam pritur të ketë konkurrencë të fortë dhe vozitës shumë të mirë, gjë që doli të jetë pikërisht ashtu. Garuesit kanë qenë shumë korrektë, të gjithë e dhanë maksimumin dhe gara shkoi shumë mirë, normalisht me disa incidente të vogla. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për të nisur edhe me këtë disilinë, në veçanti Arbenin dhe Visarin, të cilët na janë gjendur pranë në çdo moment. Shpresoj që garat e ardhshme të karakterizohen me numër edhe më të madh të pjesëmarrësve dhe kampionati të jetë shumë interesant”, ka thënë Genci për faqen zyrtare të FASK-ut.
Garuesit treguan shumë përkushtim, adrenalinë e emocion, që është sinjal i mirë për garat e ardhshme.
Renditja:
1.Genc Macula
2.Drilon Ahmetaj
3.Eron Haliti
4.Labinot Kelmendi
5.Jeton Pllana
6.Petrit Dumnica
7.Baran Karabeg
8.Endrit Tytynxhiu
9.Visar Gjikolli

