Pas fitores në garën kualifikuese, Visar Gjikolli është shprehur i kënaqur e njëkohësisht edhe i matur për sfidën në Francë.
“Fillimisht dua të them se gara e sotme ishte mjaft e mirë, e organizuar mirë dhe me konkurrencë të fortë. Duke marrë parasysh që tek ne për herë të parë u organizua një garë e tillë, jam i kënaqur me ecurinë, e besoj se të kënaqur janë edhe pjesëmarrësit tjerë”, është shprehur Gjikolli për faqen zyrtare të FASK-ut.
Sa i përket pjesëmarrjes në Francë, “Gjika” është shumë i matur.
“Bëhet fjalë për një garë shumë prestigjioze. Është mirë që deri atëherë kam një muaj kohë dhe duhet të punoj shumë. E di që do të jetë shumë vështirë, por unë do ta jap maksimumin dhe shpresoj të kthehem me rezultat të mirë”, ka thënë Gjikolli pas garës.