Gjithçka gati për “Brezovica 2023”

Klubi Organizator i garës “Brezovica 2023”, AK Ferizaj, në bashkëpunim me FASK-un dhe Komunën e Ferizajt, i ka bërë përgatitjet e duhura për garën e kësaj fundjave.

Kryetari i klubit, Arbër Rexhepi, është shprehur optimist se gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Besoj që gjithçka është gati. Në secilën garë angazhohemi seriozisht, por kësaj radhe, duke marrë parasysh se është edhe në kuadër të FIA CEZ, përkushtimi ka qenë edhe më i madh. Jemi përpjekur të bëjmë më të mirën dhe dua t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuan”, ka thënë Rexhepi për faqen zyrtare të FASK-ut.

“Në bazë tëinformatave që i kemi, edhe numri i pjesëmarrësve do të jetë i kënaqshëm. Shpresoj që gjithçka të shkojë siç është më së miri, ndërsa të gjithë garuesve u urojmë suksese”, ka shtuar Arbëri.

Pas Kullës dhe Krujës, Brezovica është gara e tretë në disiplinën malore për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.