“Gogi” tregon nëse do të marrë pjesë në Drag Race

Në këtë fundjavë mbahet gara e radhës në Drag Race, e katërta dhe e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Interesimi për pjesëmarrje është i madh, ndërsa dashamirët e auto sportit janë kureshtarë të dinë nëse do të marrë pjesë rekordmeni i kësaj disipline, Skender Potera.

Lidhur me këtë “dilemë”, për faqen zyrtare të FASK-ut, “Gogi”, është shprehur: “Po, do të marrë pjesë edhe në këtë garë, me të njëjtën veturë, Audi TT RS. Shpresoj të jetë garë e mirë, me rivalitet dhe interesim edhe nga ana e shikuesve. Kam thënë se nuk do të ndalemi asnjëherë duke synuar përmirësimin e kohës. Edhe kësaj radhe synimi është i njëjtë, shpresoj të kem kohë më të mirë se rekordi aktual”.

Potera aktualisht e mban rekordin me kohën 07:944 sekonda, të arritur në garën e mbajtur me 7 gusht.