Hamilton “tradhton” sportin e tij, investon në sport tjetër

Formula 1 është me pushime, por Lewis Hamilton nuk pushon. 7 herë kampion i

botës në Formula 1, nga sot është zyrtarisht pjesë e presidencës së skuadrës së

futbollit amerikan të Denver Broncos.

“I lumtur që i bashkohem këtij grupi pronarësh dhe te jem pjesë e historisë së

Denver Broncos”, ka shkruar Hamilton në rrjetet sociale. Ai ka blerë një pjesë të

aksioneve të skuadrës së njohur të NFL-së.

“Bëhet fjalë për një mundësi unike në jetë, për të pasur ndikim në sport dhe të

punosh me një ekip që ka famë botërore. Jam gati të nis të jem një shembull i

vlerave i një lidershipi në të gjithë sportet”, tha Hamilton.