Interesim i madh për Drag Race

Në këtë fundjavë, në pistën e vjetër të aeroportit, në Sllatinë, mbahet gara në Drag Race, e para për këtë disiplinë në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm.

Duke u bazuar edhe në të kaluarën, por edhe në numrin e atyre që kanë aplikuar deri të enjten në mesditë, është e qartë se pjesëmarrja do të jetë në numër të kënaqshëm, ndërsa pritet që edhe shikueshmëria të jetë e tillë.

Drag Race është shndërruar ndër disiplinat më tërheqëse për dashamirët e auto sportit në Kosovë, prandaj edhe Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) po e jep maksimumin për organizim sa më të mirë të garave.