Valdet Kaçandolli është fitues i garës Pljevjla 2022 (Mali i Zi), e vlefshme për Kampionatin e FIA CEZ.
Në një garë gjatë së cilës koha ishte me shi, Kaçandolli ka pasur paraqitje fantastike me Suzuki Swift në të dyja vozitjet (02.51.09 dhe 02.50.02 minuta), kohë që i ka mjaftuar për t’u renditur në pozitën e parë në plasmanin e përgjithshëm.
Menjëherë pas tij, në pozitën e dytë është renditur anëtari tjetër i Prishtina Racing Team, Gazmend Demolli, i cili me Radicall SR8 LM pati kohë prej 02.53.86 dhe 02.59.93 minuta.
Në këtë mënyrë, Kaçandolli dhe Demolli përveç që fituan pikë të rëndësishme, e prezantuan në mënyrën më të mirë automobilizmin kosovar.



