Kalenderi vazhdon ta bëjë krenare Kosovën

Liridon Kalenderi vazhdon ta bëjë Kosovën krenare sa herë që paraqitet në një garë ndërkombëtare.

Kështu ishte edhe të dielën në Sternberk të Çekisë, ku u mbajt gara EcceHomo, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë në Grupin 1, ku garuan 11 pjesëmarrës, Kalenderi me Mitsubishi Lancer Evo 9, u rendit në pozitën e dytë.

Pas garës, Liridoni për faqen zyrtare të FASK-ut, u shpreh: “Si çdo garë e Kampionatit Evropian, edhe kjo në Sternberk ishte shumë e fortë, me pjesëmarrës që kanë përvojë të gjatë, me vetura shumë të shpejta dhe me interesim të madh për pjesëmarrje. Në një konkurrencë shumë të madhe, unë u rendita i dyti dhe mendoj se është sukses mjaft i mirë”.

Liridoni ishte fantastik sidomos në vozitjen e dytë, në të cilën shtegun me gjatësi prej 7.8 kilometrave e kaloi për 03:54.07 minuta, që ishte bindshëm kohë më e mirë se e fituesit, por Liri u penalizua me kohën e vozitjes së parë (03:08.08), e cila nuk ishtte vetëm për fajin e tij.

“Në vozitjen e parë nuk pata shumë fat, pasi garuesi që startoi para meje (Karl Schagerl) pati defekt në shteg dhe unë u detyrova të kthehem edhe një herë nga fillimi, pastaj u desh të prisja gjysmë ore në start, mandej kur u nisa, harrova të aktivizoj sistemin anti-lag. Për këtë arsye, vetura nuk e pati fuqinë e duhur dhe kjo ishte arsyeja që në vozitjen e parë pata kohë 03:08.08. Besoj se kam mundur të arrij rerzultat edhe më të mire, por gjithsesi jam i kënaqur”, ka theksuar Kalenderi.

Fituesi i garës në Grupin 1 ishte zvicerani me nënshtetësi çeke Ronnie Bratschi, i cili pas dy vozitjeve pati kohën e përgjithshme prej 06:13.01 minuta, vetëm 0.44 sekonda më i shpejtë se Kalenderi, ndërsa i treti u rendit polaku Jedrzej Szczesniak.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti