Kampionati i sivjetmë në sytë e ish-kampionit

lerandHasanaj nuk është aktiv tash e tri vjet në automobilizmin kosovar, por ai vazhdon të jetë i pranishëm në shtigjet e garave, duke mos u larguar nga pasioni i tij.

Ish-kampioni i shumëfishtë i Kosovës ka vlerësim shumë të lartë për kampionatin e sivjetmë, përfshirë të gjitha disiplinat, por edhe garuesit dhe veturat e tyre.

“Kampionati i sivjetmë ka sjellë shumë risi në auto sportin vendor, duke i përfshirë disiplinat e ndryshme. Rezultatet derivojnë duke filluar nga kampionati në karting, në të cilin gjenden juniorët dhe e ardhmja e këtij sporti, e më pas tek rekordi i ri në Drag Race 3, ku SkenderPotera i pandalshëm arriti kohën 7.9 sekonda dhe 295 km/h! Kjo arritje nuk është vetëm në nivelin vendor, por edhe ndërkombëtar, sepse të hysh në 402metra për 7 sekonda, automatikisht je pjesë e elitës botërore të kësaj disipline”, ka thënë Hasanaj për faqen zyrtare të FASK-ut.

Pashmangshëm, atij zemra i fle te disiplina malore.