Koha për karting

Pista “F1 Go Kart” në Gjilan është vendtakimi i parë i pjesëmarrësve dhe dashamirëve të disiplinës së kartingut për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Pas garave në auto sllallom e drag race, Federata e Auto Sportit e Kosovës vazhdon realizimin e kalendarit të garave, kësaj radhe me karting.

Gara mbahet në Gjilan, ndërsa paraqitja për pjesëmarrje bëhet në intervalin kohor 10:30-11:30.

Verifikimi i dokumentacionit, kontrolli teknik dhe procedurat tjera të zakonshme i paraprijnë fillimit të garës, vozitja e parë e së cilës është paraparë për orën 13:50.

Pritet që interesimi për pjesëmarrje, por edhe i shikuesve të jetë në nivel të kënaqshëm.

May be an image of 1 person, racing a vehicle, helmet and text