Kompania GB Consult fitues i konkursit për projektimin e pistës në Elbasan

Në Tiranë është mbajtur ceremonia e konkursit për përzgjedhjen e fituesit (projektuesit) të pistës së auto sportit që do të ndërtohet në Elbasan.

Fituese e konkursit është kompania austriake GB Conslut, pronë e ish-garuesve Franz Wurz (i ati ish-garues në Relly) dhe Alex WUrz ish-garues në Formula 1).

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga FASK, kryetari Ismet Rexhepi, nënkryetari Agron Dida dhe Visar Gjikolli.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndërtimi i kësaj piste është i rëndësisë së shumëfishtë me theks të veçantë rritjen e sigurisë në trafik dhe zhvillimin e auto sportit në Shqipëri .