Drag Race III padyshim që është gara më e madhe e vitit në automobilizmin kosovar. Interesimi për këtë disiplinë nuk mungon asnjëherë, por fakti që Drag Race III mbahet në fillim të gushtit, kohë e pushimeve dhe numër i madh i mërgimtarëve tanë aktualisht janë në Kosovë, e bën garën edhe më masive.
Vetura nga më të ndryshmet do të jenë në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ndërsa organizatori, Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) tashmë janë në përfundim të përgatitjeve për ngjarjen më të madhe në auto sportin tonë.
Përveç “luftës” së madhe që pritet të ndodhë në pistë, ku rivaliteti po bëhet gjithnjë e më i madh, për garuesit dhe shikuesit do të ketë edhe shumë befasi.